Kryebashkiaku i Moskës , Sergey Sobyanin ka thënë se rreth 200 mijë njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre në kryeqytetin rus pasi kompanitë e huaja largohen nga vendi.

Ai u shpreh se autoritetet aty do të vazhdojnë të zbatojnë planet për të mbështetur punëtorët në rrezik për të qenë të papunë, raporton BBC.

“Ne vazhdojmë të zbatojmë planin për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë së kryeqytetit. Siç ishte planifikuar, javën e kaluar ne miratuam programin për të mbështetur punonjësit në rrezik të largimit nga puna. Duke marrë parasysh subvencionet nga buxheti federal, 3.36 miliardë rubla do të ndahen për zbatimin e tij. Para së gjithash, programi u drejtohet punonjësve të kompanive të huaja që kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre ose kanë vendosur të largohen nga Rusia. Sipas vlerësimeve tona, rreth 200 mijë njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre”, u shprëh ai.

Tutje, ai u shpreh se plani i ndihmës për punësim përfshin trajnimin e personelit, punësimin e përkohshëm si dhe shtytje për organizatat dhe firmat që punësojnë këta punëtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjini për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes…

Incident i armatosur në Shkup, raportohet për një viktimë

Mëngjesin e sotëm dyshohet se një vrasje ka ndodhur në lagjen Fush…

“Burj Khalifa” bëhet kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” e cila ndodhet në…

Snopçe: Diskriminimi i nxënësve të Medresesë duhet ndalur

Kliko https://fb.watch/cH2xu78X00/

Padi penale kundër 20-vjeçares nga Tetova, publikoi fotografi komprometuese

Është ngritur padi penale ndaj një vajzë nga Gurgurnica Tetovës pasi e…