Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunter Fehllinger, i ka bërë thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe Ukraina duhet të jenë pjesë e NATO-s.

“Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Kosovës në zemër të Austrisë neutrale, ftoj Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën që të anëtarësohen në NATO”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se pavarësia e Kosovës është fakt.

“I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që të njohin Kosovën dhe të jenë aleati më i mirë i NATO-s”. Tashmë kanë kaluar 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse në këtë çështje duhet të qëndrojmë me palën serbe dhe ruse”, ka theksuar Fehllinger.

Mes tjerash, austriaku i bëri thirrje edhe Rumanisë që ta njohë Kosovën dhe sipas tij “Austria do të heqë veton për anëtarësimin në Shengen”.

Fehllinger gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që ta njohë shtetësinë e Kosovës dhe njëherit sipas tij, BE-ja t’i ofrojë Serbisë një të ardhme evropiane.

Në mesin e vendeve të cilat, austriaku i bëri thirrje për njohjen e Kosovës është edhe Ukraina./Klankosova.tv./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda: Rajoni i Likovës, në gjendje të mjerueshme

Ndërkohë drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda thotë se është për të…

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj një depozite nafte

Guvernatori rajonal i qytetit rus Belgorod ka akuzuar ushtrinë ukrainase se ka…

Tërmet me magnitudë prej 5.3 ballësh në Kroaci

Një tërmet është ndjerë në pjesën qendrore të Kroacisë. Siç raporton qendra…

Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin me 10 milionë banorë

Një qytet i madh kinez ka miratuar masa dramatike karantine kundër koronavirusit…

Dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja…