Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, e ka konfirmuar se vendi i saj do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

“Ne do të informojmë NATO-n se duam të bëhemi anëtare të aleancës”, tha Andersson pas një debati mbi politikën e sigurisë sot në parlament.

“Ka një shumicë në parlamentin e Suedisë në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO. Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është të anëtarësohemi në NATO”, deklaroi kryeministrja suedeze.

Vendimi për të braktisur mosangazhimin ushtarak, që ka qenë një pjesë qendrore e identitetit kombëtar suedez për më shumë se 200 vjet, është një ndryshim historik për vendin.

Kjo vjen një ditë pasi socialdemokratët suedezë ndryshuan qëndrimin e kahershëm të partisë se Suedia duhet të mbetet e paangazhuar ushtarakisht, duke i hapur rrugën një mazhorance të qartë në parlament në favor të aplikimit për në NATO.

Dikur një fuqi ushtarake rajonale, Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake që nga fundi i Luftërave Napoleonike.

Ashtu si Finlanda, ajo mbeti neutrale gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, por krijoi marrëdhënie më të ngushta me NATO-n pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Opinioni publik në të dyja vendet ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryetari i Kumanovës publikon himnin e qytetit, reagon këshilltari i ASH: Ky himn nuk më përfaqëson mua

Reagim nga Osama Muadini – Këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë…

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi…

Hungaria ‘portë hyrëse’ e propagandës kineze në Evropë

Një projekt kundërthënës për një universitet kinez ka rikthyer shqetësimet për rritjen…

Si bëhen punësimet në vendin tonë

Para disa orëve, në njërin nga përgjimet e publikuara nga El Cheka,…

Popullsia arrin në 7,7 miliardë banorë, trefishuar në 70 vitet e fundit

Raporti i fundit i OKB-s tregon se globi sot ka 7,7 miliardë…