Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i kanë takuar dhe kanë bashkëbiseduar me grupin prej 50 ndërmarrësish të rinj nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Sipas një njoftimi, Kurti i shprehu mirëseardhje dhe i njoftoi ata për indikatorët pozitivë ekonomikë, që t’i sigurojë që ia vlen të investojnë në Kosovë, dhe se investimi dhe biznesi i tyre, edhe do të këtë sukses edhe do të jetë i qëndrueshëm.

“Këta indikatorë pozitivë rrjedhin nga rrethana të ndryshme, por sidomos nga një ambient miqësor për bizneset, i cili është krijuar tashmë në Kosovë, pastaj si rrjedhim i një popullate e cila është mesatarisht shumë e re krahasuar me vendet tjera në rajon, e sidomos me Evropën”, tha kryeministri.

Duke theksuar rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe stabiliteti institucional e politik për investuesit potencialë, ai tha se stabiliteti në Kosovë është si kurrë më parë, sepse me një Qeveri që ka shumicën parlamentare bëhen të mundura reformat në drejtësi dhe në ekonomi.

“Edhe në fusha të tjera të rëndësishme po ecim përpara, si për shembull krijimi i Gjykatës Komerciale – për të menaxhuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme mosmarrëveshjet eventuale të biznesit, dhe për të parandaluar korrupsionin”, tha kryeministri Kurti.

Ai u foli afaristëve gjermanë për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – një projekt gjermano-kosovar, që për Qeverinë ka rëndësi të veçantë.

Prandaj këtë vit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do ta mbështesë sërish me 3 milionë euro, e që, siç tha kryeministri, padyshim se do të ndikojë në fuqizimin e ekosistemit inovativ. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VOA: Katër grupe ekstremiste dyshohen të jenë përfshirë me protestat në SHBA

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George…

Cila është rëndësia e qytetit ukrainas të Mariupolit?

Mariupol është në juglindje të Ukrainës, në bregun verior të Detit Azov.…

Ali Ahmeti kundër kandidimit të Zaevit për president

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm në klubin e…

Ish-diplomati serb: Vuçiqi shpresoi që Kurtit do t’i kundërvihej SHBA-ja, Rusia nuk na mbron në rast lufte

Ish-ambasadori serb i ish-Jugosllavisë në Britani të Madhe, Vladeta Jankoviq, ka deklaruar…

Covid-19, rritet numri i rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258…