Kryeministri Andrej Plenkoviq hodhi sot poshtë si propagandë akuzën e Ministrisë së Jashtme së Rusisë se Kroacia, në aktin e “rusofobisë militante”, dyshohet se nuk ka lejuar një fluturim humanitar për të evakuuar diplomatët rusë.

“Me sa di unë këta persona janë larguar nga Kroacia. Mendoj se kanë fluturuar përmes Beogradit apo diçka e tillë. Këtu nuk ka rusofobi”, tha Plenkoviq pas seancës së përbashkët të Presidencës dhe Këshillit kombëtar të HDZ-së.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Zagrebi zyrtar “në rusofobinë e tij militante” kishte arritur në një pikë ku u kishte mohuar diplomatëve rusë një fluturim humanitar në një mënyrë jo diplomatike, duke shkelur rregullat e mirësjelljes dhe standardet e komunikimit ndërkombëtar.

Kroacia u përgjigj në mënyrë të ngjashme me shumicën e vendeve ndaj sulmit të paprovokuar ndaj vendit mik, Ukrainës, tha Plenkoviq, duke shtuar se Rusia “vazhdon të bombardojë qytetet, të vrasë civilë, ushtarë, gra dhe fëmijë”.

Ai vuri në dukje se Kroacia dha një afat shumë më të gjatë për evakuimin e diplomatëve rusë sesa vendet e tjera.

Më 11 prill, Kroacia u bashkua me një sërë shtetesh evropiane dhe për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, vendosi të dëbojë 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe atyre iu dha një afat që të largoheshin nga vendi deri sot, më 25 prill. /kp/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev në Prishtinë: Hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Vizita e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, në Prishtinë është e para e…

Haradinaj: Kosova s’mund të jetë pjesë e “Mini-Shengenit” pa njohjen e Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me iniciativën rajonale “Mini-Shengen”…

“Der Spiegel”: Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri, pasojat do jenë të mëdha

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.…

Zagrebi dhe Vjena kërkojnë hapjen e negociatave me Maqedoninë e V. e Shqipërinë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler…

Presidenti i Ukrainës vjen me një thirrje të radhës – këtë herë duke i bërë një lutje popullit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ardhur me një thirrje të radhës…