Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vendit, të cilat u mbajtën në vitin 2019.

Ai akuzoi Pekinin për “lojëra agresive” me demokracitë dhe synim të institucioneve kanadeze.

Kjo deklaratë vjen pasi mediat lokale raportuan se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” që mbështeti kandidatët kanadezë në zgjedhjet e fundit.

Sipas raportimeve, të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019.

Duke cituar zyrtarë anonim të inteligjencës, Global News raportoi se Pekini kishte dhënë fonde për këta kandidatë dhe se shumë prej tyre kishin pasur këshilltarë kinezë në fushatë.

Operacioni, i cili thuhet se u drejtua nga konsullata e Kinës në Toronto, pati për qëllim që të ndikojë në politikën kanadeze.

Përpjekja për ndërhyrje besohet të ketë pasur cak të dy partitë kryesore politike – Partinë Liberale të kryeministrit Trudeau dhe partinë opozitare Konservatore.

Mbetet ende e paqartë nëse operacioni ishte i suksesshëm.

Zyrtarët kinezë në Kanada nuk iu përgjigjën pyetjeve të Global News në lidhje me akuzat.

“Ne kemi marrë masa të rëndësishme për të forcuar integritetin e proceseve tona zgjedhore dhe sistemeve tona, dhe do të vazhdojmë të investojmë në luftën kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje”, tha kryeministri kanadez.

Në tetor të vitit 2020, pak para zgjedhjeve në SHBA, agjencitë amerikane të inteligjencës kishin deklaruar se Irani, Rusia dhe Kina janë duke synuar që të ndikojnë në zgjedhje. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aksident i rëndë në Çair të Shkupit, janë përfshirë pesë makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Çair të Shkupit, pranë…

Javën e ardhshme mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve të dialogut

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në…

Kryeministri i Indisë merr goditjen elektorale në shtetin kryesor

Partia Hindu-nacionaliste e Kryeministrit Indian Narendra Modi pësoi një pengesë të dielën…

Von der Leyen: Vrasja e civilëve në Bucha përbën krim lufte

Ndërsa po largohej nga Ukraina,  presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von…

Bedri Ajdari: Fatime Fetai, si Gordana Geshkovska (Video)

Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” ka…