Sezoni i dytë dimëror i luftës “do të jetë shumë sfidues”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Ai tha në një mbledhje të qeverisë se Rusia “do të bombardojë më tej infrastrukturën energjetike dhe se qëllimi i tyre është të ngrijnë Ukrainën dhe të kryejnë një tjetër gjenocid ndaj popullit ukrainas”.

Shmyhal tha se “të gjitha rajonet e Ukrainës, përveç rajonit Kherson, furnizohen me energji elektrike.  Aktualisht, prodhimi i energjisë elektrike në vend mbulon 70 pwr qind të nevojave të konsumit”.

Ai tha se përgjegjësia ishte tani mbi kompanitë rajonale të energjisë që të mos tejkalojnë kufijtë e ofruar nga ofruesi shtetëror i energjisë elektrike NPC Ukrenergo dhe të minimizojnë shkëputjen e pabarabartë të konsumatorëve.

Ka energji të mjaftueshme, tha ai, për të shpërndarë në mënyrë të barabartë ngarkesën e ndërprerjeve të detyruara në mënyrë që njerëzit të mund të ndezin dritat për të paktën pesë deri në gjashtë orë në ditë, tha Shmyhal.

Shmyhal tha se situata kërkon një mbrojtje të fortë ajrore dhe riparime të shpejta të pajisjeve të dëmtuara të energjisë.

“Për sa i përket mbrojtjes ajrore, gjatë muajit të kaluar ka pasur përparim të konsiderueshëm, para së gjithash, falë furnizimit me sisteme moderne perëndimore”, tha ai.

Marrja e pajisjeve shtesë të energjisë ishte gjithashtu një prioritet, tha ai.

“Vetëm Lituania na ka dhënë 114 transformatorë. Vende të tjera ndajnë fonde dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbijetojë dimrin. Jo vetëm Evropa, por edhe SHBA, Kanadaja dhe Japonia na ofrojnë mbështetje të konsiderueshme”, tha ai.

Shmyhal tha se burimet energjetike të Ukrainës janë të përshtatshme për muajt e dimrit: “Ne po hyjmë në dimër me 14 miliardë metra kub gaz në magazinimet tona dhe 1.3 milion ton qymyr në depo. Ky burim do të jetë i mjaftueshëm për të na kaluar dimrin në mënyrë të qëndrueshme”.

Ai tha gjithashtu se Ministria e Ekonomisë nuk parashikon mungesë të karburantit dhe naftës, që do të kërkohet për qindra gjeneratorë që do të importohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Më pak lajme me përmbajtje politike! “Facebook” nis testimet…

Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar këtë të mërkurë se ka filluar ndryshimin…

Studiuesit: Sulmet në faqet e internetit të Tajvanit mund të jenë nga hakerët kinezë

Sulmet digjitale kundër faqeve të internetit të qeverisë tajvaneze përpara mbërritjes së…

Dymbëdhjetë rastet e reja me Kovid-19 në Shkup janë nga Gazi Baba, Buteli, Çairi, Saraji, Karposh 1 dhe Aerodromi

Nga 37 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar gjatë 24…

MPB: Kallëzim penal për punonjësen e NP Higjiena Komunale

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmara aktivitete për zbardhjen rastit që…

Edhe të punësuarit në “Postën e Maqedonisë” në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Grevë e përgjithshme e punëtorëve të Postës Kombëtare me kërkesë për rritje…