Kryeministri i ri i Japonisë Fumio Kishida ka falënderuar homologun e tij kosovar Albin Kurti për “mesazhin e dashur” që ia bëri në ditën kur ai u ngjit në pushtet.

Ai ka thënë se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane, njofton Klan Kosova.

“Japonia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për reforma drejt integrimit europian nën Iniciativën e Bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor”.

Në urimin e tij edhe Kurti shprehu gatishmërinë për forcim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë.

“Urime për Fumio Kishida që u zgjodh kryeministri i 100 -të i Japonisë. Pres të forcoj marrëdhëniet tona dhe të punoj në fusha me interes të ndërsjellë”, kishte shkruar Kurti.

Kishida u zgjodh kryeministër më 4 tetor të këtij viti. Vjen nga Partia Liberale Demokratike dhe e pason bashkëpartiakun e tij Yoshihide Suga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konjufca në takimin me komandantin e KFOR-it, Federici: Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…

Greqia, në syrin e ciklonit

Greqia është përfshirë nga moti i keq gjatë këtyre dy ditëve, që…

Ndezi zjarr në një punishte në Mitrovicë, arrestohet 32 vjeçari

Një person është arrestuar pasi ka ndezur zjarr në një punishte të…

Zaev për Nju Jork Tajms: Në Ballkan mund të kthehen konfliktet brenda shteteve dhe mes shteteve

Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël ballkanik në Maqedoninë…