Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev më vonë për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Siç thuhet në një njoftim, kryeministri polak Mateusz Morawiecki së bashku me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala, si dhe kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmyhal.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, ka thënë më tej ai.

Ndërkohë kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.

Një vizitë e tillë vjen në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Paraburgim për një person nga Gostivari për shkak të pjesëmarrjes në ushtri të huaj

Prokuroria Themelore Publike njofton se 30 vjeçari nga Negotina e Gostivarit gjatë…

Osmani takon Akar, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes…

Aksidenti tragjik, Qeveria shpalli tre ditë zie

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e…

Maqedonia pjesëmarrëse në kontrabandimin e mallit të Serbisë në Kosovë ?!

Vendet fqinje të Kosovës, e midis tyre edhe Maqedonia, janë duke u…