Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03) për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Pas disa takimeve në Sarajevë, ajo do të takohet në Kosovë kete te enjte, ndër të tjera edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin  Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it. Të premten Ministrja  e Jashtme e Gjermanisë Baerbock do të vijojë udhëtimin e saj për në Beograd dhe Moldavi.

Është hera e parë që ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock bën një udhëtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria aktuale gjermane është e para që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor një rëndësi qysh në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore. 

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock  do të përurojë të premten, 11.03.22. Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot, Energjitë e ripërtërishme dhe mbrojtja e ambientit janë në fokus të politikës së jashtme gjermane, që kur atë e kanë marrë në dorë Të Gjelbrit. Tema të tjera veç tyre, janë të drejtat e gruas, forcimi i shoqërisë civile. /DW

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi një milion vaksinime brenda ditës në Turqi

Të premten vaksinimet në Turqi kaluan 40 miliona veta dhe 40 përqind…

Regjistrohen 466 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.09.2020) janë regjistruar 466 kundërvajtje për mosmbajtjen…

Kurti, deputetëve: Dje kemi paguar dy milionë e gjysmë euro për import të energjisë, ku t’i gjejmë paratë mi pagu këto shpenzime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të…

SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një…