Zyrat e ushtrisë do të mbyllen në Moskë nga e hëna pasi kuotat e Kremlinit për rekrutimin e rezervistëve për të luftuar në Ukrainë janë përmbushur në kryeqytet, njoftoi kryebashkiaku i qytetit Sergei Sobyanin.

“Pikat e grumbullimit për personat e mobilizuar do të mbyllen më 17 tetor 2022, në orën 14:00”, ka thënë Sobyanin në faqen e tij të internetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “detyra e mobilizimit të pjesshëm” – e shpallur pak më shumë se një muaj më parë – ishte “përfunduar plotësisht” në qytet.

Sobyanin tha se letrat e thirrjes të dërguara në Moskë nuk ishin më të vlefshme. Megjithatë, ai nuk ka treguar se sa burra të Moskës ishin thirrur.

Njoftimi i kryebashkiakut erdhi tri ditë pasi presidenti Vladimir Putin premtoi se do të përfundonte lëvizjen e tij të mobilizimit “brenda dy javësh”.

Udhëheqësi rus tha se 222,000 njerëz nga një objektiv prej 300,000 ishin tashmë të mobilizuar.

E shpallur më 21 shtator, thirrja e Putinit çoi në një eksod të madh të rusëve në vendet fqinje.

Kështu, Moska, e cila tradicionalisht prodhon shumë më pak ushtarë sesa rajonet më të varfra dhe të largëta të Rusisë, është e para që i dha fund mobilizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çfarë qëndrimi do të ketë qeveria e re e djathtë e Italisë për luftën në Ukrainë?

Giorgia Meloni, e cila u betua si kryeministrja e parë femër e…

BE-ja nuk mund t’ia dalë vetë me Kosovën e Serbinë

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një…

Rama: I kemi bërë detyrat, por nuk jemi gati të jemi anëtarë të BE. Tregon qëndrimin që ka për ripërcaktimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE duke…

Disa vende po ‘lobojnë’ për të ndryshuar raportin që adreson problemet mbi ndryshimet klimatike

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga BBC News tregon…

Autoriteti i Dosjeve: Një personazh me profil të lartë politik në dosjet e ish-Sigurimit

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, gjatë verifikimit të…