Pas vrasjeve të civilëve nga forcat ruse dhe shfaqejeve të tyre nëpër rrugët e Buchas, një qyteti afër Kievit, kryebashkiaku Anatoliy Fedoruk tha se nuk do ta falin Rusinë për mizoritë.
“Ne nuk do t’ia falim popullit rus për mizoritë që ndodhën këtu. Ata nuk ishin në gendje të merrnin Kievin andaj vazhduan mbi Bucha dhe zonat përreth’’, u shpreh ai.
Atje po vazhdohet në identifikimin e tupave të civilëve të vrarë, përcjellë CNN.
Ai u shpreh se nga këto vrasje nuk u kursyen as fëmijët që nuk përbënin asnjë kërcenim për trupat ruse.
“Kemi përshtypjen se pushtuesit rusë kanë marrë dritën jeshile nga Putini dhe Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, për të bërë një safari në Ukrainë, dhe ata nuk ishin në gjendje të merrnin Kievin, kështu që ata e shpenzuan zhgënjimin e tyre mbi Bucha dhe zonat përreth”, shtoi ai.