Kryebashkiakja e Barcelonës ka ndërprerë lidhjet zyrtare të qytetit të saj me Izraelin, duke e akuzuar vendin për “krimin e aparteidit kundër popullit palestinez”.

Vendimi i së mërkurës nga kryebashkiakja Ada Colau ka pak ndikim praktik – me efektin më konkret që është ndalimi i marrëveshjes së binjakëzimit 25-vjeçar me Tel Aviv, shkruajnë mediat e huaja.

Por njoftimi nga qyteti, një destinacion popullor turistik dhe shtëpia e një prej klubeve më të njohura të futbollit në botë, mbart simbolikë të rëndësishme dhe i shtohet një liste në rritje të kritikëve që e kanë etiketuar Izraelin një shtet aparteidi.

Në një letër drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Colau tha se hapi erdhi si përgjigje ndaj një fushate nga dhjetëra grupe lokale dhe mijëra aktivistë.

Ajo përmendi një sërë politikash izraelite, duke përfshirë pushtimin ushtarak 55-vjeçar të Bregut Perëndimor, aneksimin e Jerusalemit lindor dhe ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pretenduara nga palestinezët për një shtet të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Trump ‘ngacmon’ sërish për kandidim presidencial në vitin 2024

Gjithnjë si ‘showman’, Trump përsëri ngacmoi se ai mund të shpallë synimin…

Gjermani-Gjendet i vdekur spiuni rus

Një diplomat rus u gjet i vdekur afër ambasadës shtetërore në Berlin,…

Rusët vazhdojnë të bien në mënyrë misterioze nga dritaret, drejt vdekjes – këto janë disa nga rastet e fundit

Ravil Maganov, kryetari i një kompanie nafte që kritikoi pushtimin rus të…

Ushtria shpërndan karburant për qytetarët në Britani

Qeveria merr masa për të shmangur krizën e karburanteve, merr 300 shoferë…

Diaspora nga paslufta ka dërguar mbi 40 miliardë euro në Kosovë

Bashkatdhetarët tanë që nga viti 1999 e deri më tash llogaritet se…