Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i ka cilësuar fushatë, reagimet drejt këtij institucioni të lartë, për analizën e publikuar ‘’Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor’’.

Ai shkruan se kjo analizë, i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe Ballkan, ndërsa insiston se me të denoncohen ashpër veprimet subversive përfshirë edhe ndërhyrjet në Gjykatën Speciale, përcjell klankosova.tv.

”REAGIM NDAJ FUSHATËS

Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale. Meqë portalet janë duke e manipuluar opinionin, madje duke nxitur reagimin edhe të ndonjë lideri të partive politike, dua t’i inkurajoj lexuesit që analizën e Akademisë ta lexojnë të plotë, të mos krijojnë bindje të gabuara dhe të mos bëhen pjesë e fushatave denigruese”.

Analiza e ASHAK-ut përmban 38 faqe, për qëndrimet e të cilave, pati edhe reagime nga liderë të subjekteve politike e jo vetëm.

Qe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i cili e vlerësoi si amator këtë tekst të publikuar dhe sipas tij, ai ishte një pamflet antishqiptar, përcjell klankosova.tv.

Për më shumë këtu mund ta gjeni, tekstin e plotë të analizës së ASHAK-ut, me titullin: ”Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

NATO: Në solidaritet me Shqipërinë, po kalon periudhë të vështirë

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) i ka dërguar një mesazh Shqipërisë…

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në ujërat e brigjeve të…

“REKET”, dëshmojnë biznesmenët e zhvatur nga BOKI 13

Derisa Resul Lloga dhe Ardian Amzoski nga Drim Bilding, në Shkup sot…

Protestuesit rrëzojnë një tjetër statujë në Washington

Protestuesit, që po kërkojnë drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara, kanë rrëzuarnjë…

65 pacientë të shtrirë në spitale për COVID-19, tre në gjendje të rëndë

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy…