Një grup prej 93 emigrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa.

Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.

Mustafa Ruzhniç, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.

“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët migrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniç për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.

Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e emigrantëve nga Kroacia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Turqi hapet krateri me gjerësi prej 100 metrave, pretendojnë se nuk ka lidhje me tërmetet

Një krater me thellësi nga 12 deri në 15 metra dhe një…

FBI ka sekuestruar dokumente ‘tepër sekrete’ nga shtëpia e Trump

FBI gjeti dokumente që u etiketuan si “tepër sekrete” nga shtëpia e…

Drashkoviq: Serbia duhet të distancohet nga Putini, përndryshe do të jetë Siria ballkanike

Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviq i tha “H1”…

Abbott: Të zhdukurit të mos përdoren për përfitime politike

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka deklaruar sot se Prishtina dhe…

Duhet të përgatitemi për skenarin më të keq

Gjithsej 400 milion euro kredi në Eurobono do të kërkojë Qeveria nga…