Lideri i serbëve të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik mirëpriti dialogun për zgjidhjen e krizës politike brenda vendit me ndërmjetësimin e presidentëve të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë Rexhep Taip Erdogan, Aleksandër Vuçic dhe Zoran Milanoviç. Për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Srpska (SRNA), Dodik theksoi se një gjë të tillë ai e kishte deklaruar dhe vitin e kaluar kur Erdogan vizitoi Bosnje-Hercegovinën.

“Vitin e kaluar gjatë vizitës së Erdoganit në Bosnje-Hercegovinë, deklarova se problemet në këtë vend mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit kroat Zoran Milanoviç. Fati i Bosnjes varet nga dialogu brenda vendit me mbështetjen e Erdogan Vuçiç dhe Milanoviç. Opinioni i askujt tjetër nuk do të arrijë rezultat pozitiv për Bosnje-Hercegovinën”, bëri me dije Milorad Dodik.

Në vizitën e djeshme të Vuçiç në Turqi, presidenti Erdogan tha se mirëpret anëtarët e Këshillit Presidencial Përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës për t’u takuar së bashku në Beograd ose Ankara.

Kujtojmë që anëtari serb në Këshillin Presidencial të Bosnje-Hercegovinës u shpall “non grata” nga SHBA në fillim të këtij viti si person i korruptuar dhe që ka rrezikuar stabilitetin e shtetit federativ boshnjak me deklaratat kërcënuese separatiste. Vitin e kaluar, Dodik kërcënoi se serbët e Bosnjes do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët kroato-serbo-boshnjake pasi nuk po respektohen të drejtat e tyre si minoritet. Madje, ai bëri thirrje dhe për pavarësinë e Republikës Sprska, për të cilën ai beson se do të realizohet në 5 vite e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Procesi gjyqësor për rastin “Tenderët” shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri

Debati kryesor për lëndën “Tenderët”, i caktuar për sot, shtyhet deri në…

Forcat ruse dëmtojnë sërish linjën e energjisë elektrike të centralit bërthamor të Çernobilit

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës ka thënë se forcat e Vladimir…

Një i plagosur në Pejë, të shtëna me armë në Çarshinë e gjatë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë që…

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje…

Përleshje fizike – policia arreston gjashtë persona

Një përleshje fizike ka ndodhur rreth orës 21:00, rrugën “B” në Prishtinë.…