Ministri i Financave të Turqisë, Lutfi Elvan dha dorëheqjen një natë më parë,teksa vendi është future në trazira për shkak të krizës ekonomike.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi menjëherë një ministër të ri të financave. Vendin e Elvan e zuri zëvendësministri i Jashtëm Nureddin Nebati.

Paundi turk ka pësuar rënie drastike, ku brenda një muaji humbi 30% të vlerës kundrejt dollarit. Inflacioni është rritur, ndërsa Banka Botërore ndërhyri sot për të penguar rënien e mëtejshme të monedhës turke.

Nebati, i cili shërbeu tre vjet si zëvendësministër i financave tha javën e kaluar se Turqia prej vitesh po përpiqej të zbatonte një politikë të normave të ulëta, por është përballur me kundërshtime të forta.

“Këtë herë, ne jemi të vendosur ta zbatojmë atë”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se nuk kishte “asnjë problem” me mbajtjen e normave të interesit të ulëta në kushtet aktuale të tregut.

Elvan, një ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i vjetër i Partisë AK në pushtet, mbajti postin e financave për pak më shumë se një vit pasi zëvendësoi Berat Albayrak, dhëndrin e Erdoganit.

Largimi shënon ndryshimin e fundit të Erdogan të zyrtarëve në pozicionet kryesore ekonomike, ndërsa brenda dy viteve të fundit ka shkarkuar tre guvernatorëve të bankës qendrore, lëvizje që shihet se kanë dëmtuar besueshmërinë e politikbërjes.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, keqmenaxhimi dhe pasiguria e politikave e kanë rritur inflacionin dhe kanë ulur investimet e huaja.

Elvan u pa si një nga ministrat e fundit që mund ta bindte Erdoganin të rishqyrtonte politikat në fushën e ekonomisë, por duket se nuk ia doli dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…