Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, karshi Kosovës dhe iniciativës “Open Ballkan”.

Sherifi tha se debatet janë të shëndetshme, por që Edi Rama në postimin e tij të fundit ka përdorur ironi.

“Debatet janë të shëndetshme, kur ato nuk bëhen në pozicione për interesa të ndryshme. Kam shumë vërejtje sa i përket iniciativës Open Ballkan. Serbia po vazhdon të luftojë Kosovën, me mjete diplomatike e natyra të ndryshme. Kurse, në postimin e Edi Ramës ka mllef, revoltë, më shumë sesa arrogancë. Është reaksion pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Edi Ramës, aq sa kemi pas ne të drejtë të mos bëhemi pjesë e iniciativës, ashtu shtetet tjera kanë të drejtë të marrin vendime për vete”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Kurse, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pohoi se deklaratat e Edi Ramës nuk ia zbehin asnjëherë dëshirën për bashkim kombëtar.

“Debati midis dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama kanë mundësi të koordinohen dhe të shkojnë në frymën e kërkesave të popullit shqiptar. Ka mundësi të rritet vullneti i dy qeverive për bashkëpunim. Kam rezerva sa i përket Ballkanit të hapur, pasi Kosova ka ende sfida. Asnjë kryeministër shqiptar nuk mund të vendosin për Kosovën. Kërkesat e Tiranës duhet të jenë në funksion të institucioneve të Kosovës. Mund të ketë koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë”, pohoi ai.

Ndryshe, Rama sot ka thënë se Ballkani i hapur është rruga e së ardhmes për kombin shqiptar, duke shtuar se është mundësi e re që Serbia ta njoh Kosovën.

“Së dyti, Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve “nuk u han luli” për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan”, kishte thënë Rama. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftelegraficom%2Fvideos%2F356040596083672%2F&show_text=false&width=560&t=

Telegafi.com

TELEGRAFI sh.p.k.Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 – +383 48 222 355

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Partnerët

Shkarkoje aplikacionin e Telegrafit për Android dhe iPhone

App Store
Google Play

   

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara© 2006-2021 Portali Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbështetja e Parlamentit Evropian për Kosovën nuk pritet të rezultojë me liberalizim të vizave

Mbështetja që mori Kosova për liberalizim të vizave në seancën e fundit…

Pamjet/ Spitali i Fierit gati të hapë dyert, transformimi!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në spitalin rajonal memorial në…

Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detajet

Sot rreth orës 12:00 në Rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë është vrarë…

Rusët po braktisin Putinin/ Pas luftës, po i drejtohen Finlandës

Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë, 120 milje në lindje…

Bastisje edhe në Tetovë dhe Gostivar, 5 të arrestuar!

Pas Kërçovës dhe Velesit, policia kreu bastisje anti-drogë edhe në Tetovë dhe…