Kryeministri hungarez Viktor Orban është kritikuar ashpër, për faktin se ishte lideri i vetëm i një shteti evropian që nuk e duartrokiti presidentin ukrainas, derisa po bëheshin gati të pozojnë për një fotografi të përbashkët me liderët e tjerë të BE-së në Bruksel.

Derisa Zelensky realizoi vizitën në Bruksel ku mori pjesë në samitin e BE-së dhe mbajti fjalim në Parlamentin Evropian, të gjithë e duartrokitën përveç Orbanit.

Kujtojmë që Hungaria ka kritikuar sanksionet e BE-së mbi Rusinë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë – me pretendimet se ato nuk kanë arritur ta dobësojnë Moskën dhe se rrezikohej me këtë veprim ekonomia evropiane.

Gjithashtu ky vend që udhëhiqet nga Orban ka refuzuar dërgimin e armëve në Ukrainë. Sikur kjo të mos mjaftonte, Orban ishte kritikuar edhe për bartjen e një shalli gjatë ndeshjes së futbollit, ku një pjesë e territorit të Ukrainës figuronte si pjesë e Hungarisë.

Ky vend që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka hezituar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, në anën tjetër Orban ka refuzuar edhe të heq dorë nga varësia e gazit dhe naftës ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosovë / Mbi 25 mijë raste aktive me coronavirus –  masat e reja antiCOVID që pritet të hyjnë në fuqi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike…

​Kurti: SHBA mbështet marrëveshjen për njohje reciproke, Vuçiq president i frikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi vizitën në Shtetet e Bashkuara…

Majta ngrit padi penale kundër ish-ministres Angelovska

E Majta sot ngriti padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish-ministres…

​Von Cramon për liturgjinë në kishën në kampus: S’e di nëse është provokim nga serbët

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, komentoi liturgjinë e…

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti…