Krimineli i luftës Ratko Mlladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në shëndet të keq, njoftuan familjarët e tij.

Djali i tij Darko Mlladiq ka thënë se ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës ishte shtruar në spital për një javë për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore.

Ai ishte fillimisht në spitalin civil në Hagë, ndërsa që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale me seli në Hagë.

Në qershor të vitit 2021, gjykata në Hagë konfirmoi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiq për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Bosnje nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, kur forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra dhe adoleshentë myslimanë në korrik 1995.

Darko Mlladiq u tha disa mediave në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë se babai i tij vuante nga “pneumonia, akumulimi i lëngjeve në mushkëri dhe dështimi i zemrës”./Kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Putin mund të përdorë armë bërthamore në mes të suksesit ushtarak të Ukrainës, thotë senatori amerikan

Suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që presidenti…

Ushtria ukrainase konfirmon sulmet ndaj pozicioneve ruse në Luhansk

Ushtria ukrainase thotë se është duke goditur zonat e rajonit të Luhanskut…

​Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave…

Beqa (PDK): Kryesuesi i Komisionit të Jurisprudencës mban tetë pozita

Ministrja e Drejësisë Albulena Haxhiu, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës i…

Sllovakia dëbon tre pjesëtarë të ambasadës ruse

Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin…