Krimet e nxitura nga urrejtja më së shpeshti ndodhin në komunat e Shkupit: Qendër, Gazi Babë dhe Çair.

Një e dhënë e tillë, sipas raportit vjetor të Komitetit të Helsinkit për vitin 2018, i kategorizon këto komuna si më të pasigurtat në vend.

Krimet e urrejtjes zanafillën e kanë tek gjuha e urrejtjes, për parandalimin e së cilës institucionet në vend, në mesin e të cilave edhe Prokuroria Publike,  nuk po ndërmarrin thuajse asgjë.

Krimet e kësaj natyre, ku më të përfshirë janë të rinjtë, janë dyfishuar gjatë vitit të kaluar. Numri mëi madh i këtyre incidenteve ndodh para proceseve të rëndësishme politike.

Një nga arsyet është edhe gjuha radikale që politikanët përdorin në prezantimet e tyre publike.

Sociologu Ali Pajaziti, thotë se nëse nuk parandalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes, nuk mund të pritet ulje e krimeve të kësaj natyre.

Megjithatë  me konstatimin se në komuna që ai drejton ka numrin më të madh të incidenteve të nxitura nga urrejtja dhe se është komunë e pasigurt nuk pajtohet kryetari i Gazi Babës.

Sipas të dhënave të dokumentuara të Komitetit të Helsinkit, nga 123 incidente të regjistruara gjatë vitit 2018 79 janë në baza etnike, 31 për shkaqe politike, 6 incidente për shkak të statusit të viktimës refugjat apo emigrant, 4 incidente në bazë të përkatësisë fetare, 4 pas mbajtjes së një ngjarje sportive dhe një ndaj një personi me aftësi të kufizuara. Në 67% të rasteve është ushtruar dhunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev: Nuk do të lejojmë që Maksim Dimitrievski ta cilësojë qeverinë si regjim

Zoran Zaev thotë se gjatë 10 ditëve të fundit nuk ka pasur…

Bombë në burgun e Tetovës (FOTO)

Alsat njofton se para pak çastesh  në afërsi të derës hyrëse të…

MPB-ja me plan operativ për fundjavë

Nuk ka asnjë garanci nga Ministria e Punëve të Brendshme se do…

BeerFest në Prishtinë, gjashtë persona të arrestuar dhe dy për spital

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës,…

Përfundoi pa marrëveshje takimi tek presidenti Pendarovski

Me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, sonte në Vila Vodno, u mbajtë…