Kreu i grupit më famëkeq të Rusisë i ka kërkuar ministrisë së Mbrojtjes të vendit që t’u sigurojë mercenarëve më shumë municion.

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner, tha se mercenarëve iu duhen të paktën 300 tonelata predha në ditë për të vazhduar luftën në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

“Treqind ton në ditë janë 10 kontejnerë mallrash – aspak shumë… por ne po na jepet më pak se një e treta e kësaj”, tha ai në një video të filmuar me sa duket nga qyteti Soledar, në verilindje të Bakhmutit.

Prigozhin është përplasur shpesh me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për atë që ka pretenduar se është mbështetje e pamjaftueshme për luftëtarët e tij, raporton skynews.

Trupat e Wagnerit kanë udhëhequr sulmin prej muajsh në Bakhmut dhe Prigozhin tha më 11 prill se forcat që drejton, kontrollojnë më shumë se 80 për qind të qytetit.

Në një video të veçantë, udhëheqësi Wagnerit deklaroi se nëse është e shkruar që mercenarët të vdesin, kjo nuk do të ishte “shkaku i ushtrisë ukrainase apo NATO-s, por për shkak të burokratëve prostitutë të vendit tonë”.

Luftimet në Bakhmut janë kthyer në një luftë shkatërruese, ku asnjëra palë nuk dëshiron të tërhiqet.

Kievi dhe Perëndimi kanë minimizuar rëndësinë strategjike të qytetit, megjithëse Ukraina gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht të tërheqë trupat e saja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fatkeqësia me varkë në Greqi la të paktën 79 të vdekur 

Të paktën 79 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë…

Pritshmëri të pakta për takimin e Presidentit Joe Biden me Presidentin kinez Xi Jinping

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ulin pritshmëritë përpara takimit…

“Monstra”, forca të shtuara policore para Gjykatës

Forca të shtuara policore për momentin po vërehen para Gjykatës Penale në…

Komisioni Evropian propozon sanksione të reja kundër Rusisë

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja, duke përfshirë ndalimin e importit…

Rishi Sunak marrëveshje me Francën për emigrantët e paligjshëm

Draft-marrëveshja përfshin objektivat dhe shpërblimet e stafit për trajtimin e numrit të…