Këtë të diel ka mbërritur në Kosovë gazetarja e parë ukrainase, Lyudmila Makey, e cila e ka lëshuar vendin e saj, Ukrainën, si shkak i nisjes së pushtimit rus më 24 mars.
Makeyn e priti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e priti atë me lule e uroi që ajo të ndihet si në shtëpinë e saj.
Në lidhje me këtë, Kurtin e ka falënderuar presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë, Sergiy Tomilenko.
“Albin Kurti, nga thellësia e zemrës sime, faleminderit juve për mbështetjen e gazetarëve ukrainas” , ka shkruar Tomilenko, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se pas gazetares Makey, Kosova do t’i pranojë edhe 19 kolegë të saj, teksa është zotuar se mund t’i strehojë edhe 5 mijë civilë ukrainas.