Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se duhet mbështetje e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Stoltenberg tha para gazetarëve në Hagë, se Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda.

Aleanca Veri-Atlantike dhe partnerët e saj kanë siguruar armë të rënda për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus, megjithatë është bërë e ditur se akoma duhet të vazhdohet me këtë praktikë.

Ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet sot në Bruksel në selinë e NATO-s, ku do kërkohet mbështetja e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, pasi nuk mund të parashikojmë se kur mund të përfundojë”, shtoi Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia po përparon, por ka humbje të mëdha – thotë raporti më i fundit i inteligjencës britanike

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj…

Tahiri për “Ballkanin e Hapur”: Rama është i vetmuar në këtë rrugë, duhet izoluar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka cilësuar…

Të paktën 9 të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një hotel të Kubës

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur të premten, pasi një…

Osmani e përgëzon Abdixhikun për rolin konstruktiv të LDK-së

“Me Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë…

Helmimi nga alkooli lë të vdekur 34 persona në Rusi

34 persona kanë humbur jetën pas një helmimi masiv që dyshohet të…