Kreu i një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë është emëruar për të udhëhequr bisedimet globale të klimës COP28 në Dubai, që do të mbahen më vonë gjatë vitit.

Sulltan Ahmed Al Jaber është aktualisht drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës Abu Dhabi.

Ai është gjithashtu ministër i tregtisë dhe i dërguari i klimës për mikpritësit e COP28, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aktivistët thonë se ai duhet të heqë dorë nga roli i tij në biznisin e naftës si president, pasi është një konflikt i qartë interesi, raporton BBC.

Ata besojnë se dikush i zhytur në industrinë e naftës mund të mos i shtyjë vendet që të reduktojnë me shpejtësi prodhimin dhe përdorimin e karburanteve fosile, gjë që shkencëtarët thonë se është kritike për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike.

Drejtimi i procesit të bisedimeve globale për klimën nuk është një punë e lehtë – për muaj më parë, dhe veçanërisht gjatë konferencës, çdo fjalë dhe veprim i presidentit shqyrtohet shumë.

COP28 tashmë është zhytur në disa polemika, pasi që Emiratet e Bashkuara Arabe, janë një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës dhe gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Arrestohet edhe një person i dyshuar për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër…

Danimarka kryen zbulime të reja për Nord Stream

Autoritetet në bazë të hetimeve kanë identifikuar shpërthime të fuqishme në tubacion…

Escobar: Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas formimit të qeverisë së re

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin…

“Një bazë ushtarake ruse në Serbi”: Lajmit të portalit rus i bëjnë jehonë edhe mediat në Serbi

Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi që do të…

Filipçe: Mbani 2 metra distancë kur komunikoni me njerëz ose shkoni në market

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në facebook ka…