Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se luftimet në Ukrainë janë aktualisht në një ‘ndalesë’, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk mund të bëjnë përparim të rëndësishëm për momentin.

“Situata është thjesht e bllokuar”, shtoi Budanov në një intervistë të dhënë për BBC.

Pasi ushtria ukrainase rimori Khersonin në nëntor, shumica e luftimeve më të ashpra u zhvilluan rreth Bakhmutit në rajonin e Donetskut.

Në vendet e tjera, forcat ruse duket se janë në mbrojtje, dhe dimri ka ngadalësuar operacionet tokësore të Ukrainës.

Budanov tha se Rusia “tani është plotësisht në një qorrsokak” dhe po pëson humbje shumë të konsiderueshme dhe beson se Kremlini ka vendosur të shpallë një tjetër mobilizim të rekrutëve.

Ai gjithashtu theksoi se forcave ukrainase u mungojnë burimet për të përparuar.

“I gëzohemi ardhjes së armëve më të avancuara”, tha Budanov.

Në fillim të këtij muaji, pas një sërë pengesash ushtarake ruse, zyrtarët ukrainas paralajmëruan për mundësinë e një sulmi tjetër tokësor nga forcat e Moskës nga Bjellorusia në fillim të vitit 2023. Megjithatë, Budanov e hodhi poshtë këtë mundësi.

“Për momentin, unë nuk shoh ndonjë shenjë të përgatitjeve për një pushtim të Kievit ose rajoneve veriore nga Bjellorusia”, tha ndër tjera ai.

Intervista me Budanov u realizua disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, për herë të parë në më shumë se tre vjet.

Vizita e tij nxiti spekulime se ai mund të përpiqet të bindë presidentin Alexander Lukashenko, një aleat prej kohësh, të dërgojë trupa bjelloruse në Ukrainë.

Lufta mund të jetë në ngërç tani për tani, por Budanov është i bindur se Ukraina do të kthejë përfundimisht të gjithë territorin tani nën okupim, duke përfshirë Krimenë, një gadishull që Rusia pushtoi në 2014.

Ai parashikon që Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1991, kur u shpall pavarësia pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Haradinaj-Stublla: Serbia po rrezikon sigurinë shtetërore të Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla,…

Turqia ka mbyllur hapësirën ajrore për transportimin e trupave ushtarake nga Rusia në Siri

Hapësira ajrore turke është e mbyllur për aeroplanët ushtarakë dhe civilë që…

Bundestagu voton për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz është kritikuar ashpër për mungesën e tij në…

Shpyllëzimi i Amazonës arrin në nivele rekord

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil arriti një nivel rekord…

FBI: Hakerat iranianë, 14 muaj brenda sistemeve shqiptare

Vodhën të dhënat dhe më pas tentuan t’i shkatërrojnë ato Hakerat iranianë…