Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë solemne me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vepra heroike e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe sakrifica sublime e gjithë familjes Jashari u vlerësua nga tre krerët e shtetit.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjfuca thanë se Jasharajt janë vlera kombëtare dhe sakrifica e tyre ka vënë themelet e shtetit të Kosovës.

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani, tha se vepra e familjes Jashari do të mbesë gjithnjë në kujtesën e kombit shqiptar dhe do të ruhen përjetësisht.

“Fatkeqësisht sot kur po e kujtojmë këtë histori, ajo sikur po përsëritet vetëm tek një popull tjetër. Synime të ngjashme, metoda të ngjashme dhe ideologjie e njëjtë. Viktima të njëjta të pafajshme, gra fëmijë dhe pleq të cilët janë të fajshëm, aq sa i quajnë të tillë hegjemonit. Në të tillë situatë u gjend familja Jashari 24 vjet më parë, përballë një hegjemonie të tmerrshme dhe të një regjimi vrastar…Vepra heroike e komandantit të UÇK-së Adem Jasharit dhe sakrifica sublime e gjithë familjes Jashari për liri është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e shtetit dhe do të mbesë gjithnjë në kujtesën e kombit shqiptar dhe do të ruhet aty përjetësisht”, tha ajo.

Në foltoren e Kuvendit, ku ishte vendosur edhe emblema e UÇK-së, kryeministri Albin Kurti përmendi edhe ish udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Ai kërkoi angazhim të përbashkët për t’u mos u lëkundur para provokimeve dhe tentimeve për të ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Sot duhet të flasim për të kaluarën dhe ta nderojmë atë, sidomos në këto kohëra jo të lehtat që po kalojmë së bashku. Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne kujtojmë një prej masakrave më të tmerrshme të luftës tonë çlirimtare dhe një prej heroizmave më të pashembullt në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Adem dhe Hamëz Jasharit që mbahen në burg, pikërisht për këtë luftë dhe për këtë narrativ që ne kemi ndërtuar me gjak, ndërsa Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra. Duhet të punojmë në mënyrë aktive për të kujtuar atë që ka qenë dhe asnjë moment të mos lëkundemi para provokimeve që po na bëhen si popull”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se 5 marsi është akti suprem i lirisë kombëtare të shqiptarëve.

“5 marsi është akti suprem i lirisë sonë kombëtare. Ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët që filloi shekulli 20 ishte pavarësia e Shqipërisë, kurse ngjarja më e rëndësishme me të cilën u mbyll shekulli 20 ishte çlirimi i Kosovës. E ngjarja më e rëndësishme brenda çlirimit të Kosovës pa dyshim është rënia heroike dhe sakrifica kolosale e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Çlirimi është liri de fakto, kurse pavarësia është liri de jure. Të jesh çlirimtar është të jesh i gatshëm deri në fund brenda të drejtës”, tha ai.

Pjesë e kësaj seance solemne ishte edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari. Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë paraparë edhe aktivitete të tjera më datë 6 dhe 7 mars./kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dyshohet për eksploziv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë dyshohet se është gjetur eksploziv. Policia…

Osmani – senatorëve amerikanë: Serbia është burim i destabilizimit në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e…

Osmani takon Akar, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes…

Vrasja e pjesëtarit të EULEX-it më 2013, ofrohen 82 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informata lidhur me këtë vrasje

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kujtuar sot vrasjen e pjesëtarit të…

OBSH: 260 mijë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja…