Tre akademikë rusë që punuan në zhvillimin e teknologjisë së raketave hipersonike përballen me “akuza shumë të rënda”, njoftoi Kremlini.

Tashmë ka filluar një hetim për tradhti, duke trazuar shpirtrat në komunitetin shkencor rus dhe ka frikësuar akademikët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte në dijeni të letrës së hapur të shkencëtarëve siberianë në të cilën ata mbronin kolegët e tyre, por se çështja tani është në duart e shërbimeve të sigurisë, raporton skynews.

Në një letër të publikuar të hënën, kolegët e Anatoly Maslov, Aleksandar Shipljuk dhe Valery Zvegintseva shprehin protestën e tyre kundër arrestimit të shkencëtarëve dhe theksojnë se ata janë të pafajshëm.

“Të tre i njohim si patriotë dhe njerëz të ndershëm që nuk janë të aftë të bëjnë atë për të cilën dyshohen”, thuhet në letër.

Ukraina njoftoi të martën se arriti të shkatërrojë gjashtë nga këto armë brenda një nate, megjithëse Rusia e kundërshton këtë informacion.

Shkencëtarët e arrestuar kanë marrë pjesë në konferenca shkencore rreth kësaj teme për vite me radhë dhe kanë botuar një sërë punimesh shkencore.

Në një letër të hapur nga kolegët e tyre në Institutin e Mekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Novosibirsk, thuhet se të dhënat e paraqitura nga shkencëtarët në forumet ndërkombëtare janë kontrolluar vazhdimisht për t’u siguruar që nuk përfshinin informacion konfidencial.

Megjithatë, rezultoi se “çdo artikull apo punë shkencore mund të rezultojë në një akuzë për tradhti të lartë”, thuhet në letrën e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Kina…

Biden: Koha për të vënë në vend drejtësinë racore

Për të përmbushur premtimin e fushatës se do ta bënte luftën kundër…

Gjukanoviq: Ballkani Perëndimor është ende një nga zonat e interesit të Rusisë

Ballkani Perëndimor është një nga fushat e interesit të Rusisë, e cila…

Inspektorët bërthamorë të OKB-së largohen nga Kievi për në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Një ekip i inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara është larguar nga…

MASH merr kompetencat në gjimnazin”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Komunës së Tetovës ia merr…