“Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht. Nuk është e mundur të specifikohet se çfarë do të ndodhë më pas dhe sa do të zgjasin negociatat”, thotë Riçard Kremer, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor nga organizata Aleanca SHBA-Evropë në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Ai përshëndeti hapin politik përpara që pas 17 vitesh nga marrja e statusit kandidat, Maqedonia e Veriut filloi negociatat e anëtarësimit dhe shprehu kënaqësinë e tij që edhe Shqipëria është në pako me Maqedoninë e Veriut.

Ç’pritet më tej? Është pyetja prej 64,000 dollarë, siç themi ne. Kjo duhet të kishte ndodhur shumë më herët, në nëntor të vitit 2019. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë aspiruar prej kohësh për në BE dhe të dyja vendet janë të orientuara drejt demokracive perëndimore, jo regjimeve autoritare”, thotë Kremer.

Ai nuk sheh probleme në organizimin e ndonjë referendumi për një çështje të rëndësishme, por thekson se Maqedonia e Veriut ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, platforma e së cilës thekson fillimin e negociatave me BE-në.

“Ka pasur kompromise. Bullgaria duhej të bënte lëshime, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut. Kështu bëhet përparim. Jo të gjithë janë gjithmonë të lumtur të bëjnë kompromis, por ky është thelbi i negociatave. Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht”, shton Kremer.

Sipas tij, parashikimet e disa analistëve janë të realizueshme, se deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Von Cramon për targat: Shtyrja e afatit për targat do ta zbuste situatën, e arsyetoj edhe qëndrimin e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se…

Banka Botërore: Kemi zero tolerancë për mashtrim dhe korrupsion, mjetet duhet të arrijnë te shfrytëzuesit

Projekti për përgjigje urgjente të gjendjes me KOVID-19 i miratuar para pak…

Specialja nesër shpall aktgjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës të mërkurën më 18 maj…

Ukraina ngre ‘ushtrinë’ e dronëve

Forcat ukrainase po punojnë për të fituar terren në kuadrin e kundërofensivës…

Zoran Zaev nesër jep zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen…