Nëse shihen vendimet e së kaluarës për vendin tonë, VMRO-DPMNE-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim shtetëror – ka theksuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, siç njofton KlanM, duke përmendur me këtë rast Marrëveshjen me Greqinë, Marrëveshjen me Frontex por edhe nisjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, Mickoski nuk është relevant pasi ndryshon qëndrimet.

“Me Kryeministri Petkov tha se mbështet ndryshimet kushtetuese, për shkak se kishte takim me të. Më pas tha nuk i mbëstes. Tha se nëse ka ndryshime kushtetuese do të dorëhiqet. Më pas u mori deputetëve të tij deklarata noteri se nuk do të votojnë, e më vonë të thotë ne mbështesim ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat e në fund të thotë nuk mbështesim ndryshimet në Kushtetutë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, siç njofton KlanM, gjatë ditës së sotme nuk ka dashur të prononcohet rreth ndryshimeve kushtetuese duke theksuar se kjo temë tashmë është mbyllur.

Grupi i punës i Ministrisë për Drejtësi për ndryshimet kushtetuese, me të cilët Bullgarët dhe bashkësitë tjera duhet të futen në Preambulë, takimin e parë do ta ketë pas festave të Pashkëve dhe do të nis me formulimin e propozimeve për ndryshimet për të cilat më pas do të hapet debati publik – ka deklaruar për TV 24 Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Në Grupin e punës, siç njofton KlanM, do të jenë vetëm përfaqësues të partive të koalicionit qeveritar, derisa partitë e opozitës refuzuan të kyçen në këtë proces./KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmeti me intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës së makro-sizmike evropiane është…

Vrasje në Gostivar

Mbrëmjen e së shtunës në pjesën qendrore të qytetit në Gostivar, me…

Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore në banesën e fundit

Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet…

Të paktën shtatë persona u vranë nga sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia

Të paktën shtatë persona u vranë kur disa raketa goditën qytetin e…

Rusia përshëndet veton franceze për Shqipërinë dhe RMV-në

Ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov ka përshëndetur kundërshtimin e presidentit…