Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë drastike ka zvogëluar numrin e këshilltarëve, për dallim nga paraardhësit e tij që i kishin me dhjetëra.

Por Kovaçevski ka vendosur që të ketë vetëm15 këshilltarë të jashtëm, dhe se emrat e tyre janë bërë publik përmes një liste që e ka publikuar Fokus.

Nga 15 këshilltarët, kryeministri aktual është përkujdesur që të ketë edhe dy këshilltarë shqiptarë: Ismet Ramadani, veteran i politikës, i cili do ta këshilloj për proceset euroatlantike si dhe Edmond Ademi, zyrtar i LSDM, ish-ministër pa portofol, i cili do të jetë për politikën e jashtme.

Në listën e këshilltarëve janë disa emra edhe nga kabineti i këshilltarëve të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Zoran Verushevski për siguri kombëtare, Nina Fiti dhe Predrag Trpevski për ekonomi, Dragan Vasilevski  për mbrojtje, Vanço Çaushevski për Procesin e Berlinit,  Anton Çaushevski për energjetikë.

Në listën e këshilltarëve janë edhe emrat: Maja Angelovska, Simona Ristevska, Elena Orana Ristevska, Gligor Bishev, Ana Daneva Markova, Spase Dodevski dhe një keshilltar gjerman.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tadiq thotë se Vuçiq e Sheshel janë inspiruesit e grafiteve ku kërcënohej me vdekje

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Serbi, Boris Tadiq, ka bërë të…

Përkeqësimi i situatës nga COVID/ “Beogradi, një bombë epidemiologjik”

Teksa fliste për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, epidemiologu Predrag Kon e…

Vrasja e gazetarit grek, kryeministri Mitsotakis kërkon hetim të shpejtë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar hetim të shpejtë për vrasjen e…

“Beteja” Rama-Berisha në 6 bashkitë e vendit/ Luli endet i treti

Kryeministri Edi Rama dhe ish lideri historik i demokratëve Sali Berisha do…

​Von der Layen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron

Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e…