Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se dialogu është e vetmja mënyrë për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Këtë mëngjes kam pasur takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin. Desha ta theksoj rëndësinë e këtij takimi dhe t’u uroj sukses në këtë dialog. Sepse unë besoj se dialogu është e vetmja mënyrë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, raporton gazetari i Klankosova.tv, Hekuran Sokoli nga Ohri.
“Kontributi i BE-së duhet të normalizojë raportet ndërmjet dy vendeve”, potencoi ai para gazetarëve të mbledhur në Ohër, ku do të zhvillohet takimi trepalësh Kosovë-Serbi-BE.