Kosova do të zhvillojë takimin e dytë në Ligën e Kombeve, pas barazimit 1-1 që mori ndaj Moldavisë në Parma të Italisë.

Përfaqësuesja jonë do të përballet sonte nga ora 20:45 me Greqinë në kuadër të Ligës C në stadiumin “Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ do t’i kenë disa mungesa kyçe në formacion shkaku i gjendjes së krijuar nga COVID-19, mirëpo do ta kërkojnë me ngulm fitoren ndaj grekëve.

Foto: Transfermarkt

Transfermarkt, faqja që merret me vlerat e lojtarëve, klubeve dhe kombëtarëve, ka bërë të ditur se Kosova ka vlerën totale rreth 69, 13 milionë euro.

Në anën tjetër, Greqia ka një vlerë prej 70, 40 milionë euro, një diferencë kjo e ngushtë mes dy skuadrave.

Pozicionimi i “Dardanëve” gjendet në vendin e 115-të, ndërsa Greqia në pozitën e 54-të. Sa i përket formës Kosova ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim – Greqia ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.

Si Kosova, ashtu edhe grekët do të kenë mungesa kyçe në skuadër, derisa në ndeshjen e parë barazuan pa gola ndaj Sllovenisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…