Tradita vijon, vizita e parë e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të jetë në Kosovë.

Tri javë pas marrjes së detyrës, kreu i shtetit do të udhëtojë të hënën drejt Prishtinës, ku pritet të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca në orën 12:15. Në agjendë përfshihet një takim me homologen e tij Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar një telefonatë zyrtare me presidenten Osmani për ngjarjet në veri të Kosovës, ku garantoi se Shqipëria do ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Drenasit dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se do të nisë procedurat që të shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në statusin në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur lajmin, Lladrovci përmend kontributin e Begajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb si arsye të dhënies së këtij nderimi/Tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE me 1.95 euro do të ndihmojë në rikonstruimin e burgjeve në Maqedoni

Bashkimin Evropian me 1.95 milionë euro do të ndihmojë rikonstruimin e burgut…

Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar – raportohet për dëme të mëdha materiale

Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Paderborn në perëndim të…

Britania me deklaratë të qartë: Rusët duhet të largohen nga të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se…

Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj nesër paraqitet para Speciales

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Gjykata…

Kreu i Inteligjencës ruse: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i Inteligjencës së Jashtme ruse, ka thënë se fati i vendit…