Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka kërkuar nga sulmuesit e Kombëtares së Kosovës që sonte të japin maksimumin në fushë për të gjetur golin në mënyrë që ato t’i dedikohen legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

I pari i FFK-së ka publikuar një video me dy golat e Vokrrit pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm të Kosovës, Irlandës së Veriut në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 1988, transmeton KosovaPress.

“Sot kur e përkujtojmë Fadil Vokrrin pashmangshëm na kujtohen dy golat që ai i realizoi në kualifikimet për Euro 1988 kundër Irlandës së Veriut, kundërshtarit të sotëm të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve. Prandaj, shpresoj që sulmuesit tanë të gjejnë rrugën e golit në ndeshjen e sotme për ta realizuar fitoren e radhës si dedikim për legjendën”, ka shkruar Ademi.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe përkrahje maksimale nga ana e tifozëve në tribuna.

“Po ashtu, ftoj edhe të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium që të krijojnë koreografi të posaçme për Vokrrin dhe njëherësh të përkrahin në maksimum djemtë e Kombëtares në këtë ndeshje të rëndësishme e të veçantë”, ka thënë ai.

Ja dy golat e Fadil Vokrrit ndaj Irlandës së Veriut:

https://m.facebook.com/AgimAdemiOfficial/videos/385340396888578/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shqipëria pret Kazakistanin në një ndeshje që fitorja është e domosdoshme

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj njërën nga ndeshjet më të rëndësihme…

Seferi do të përballet me kampionin e botës Kevin Lerena

Sefer Seferi do të ndeshet me Kevin Lerena për titullin e botës…

Kosovë – Greqi: Vlera e dy skuadrave para përballjes në “Fadil Vokrri” – diferencë e ngushtë

Kosova do të zhvillojë takimin e dytë në Ligën e Kombeve, pas…

Majlinda Kelmendi e bronztë në Botëror

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në…

Ekipi olimpik i xhudos mëson shortin në rrugën drejt medaljeve olimpike

Ekipi olimpik i xhudos ka mësuar sot shortin para garave që i…