Aktorët politikë në Kosovë nuk kanë arritur ende konsensus për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, teksa duket se kjo çështje nuk është më në fokusin e tyre. Në mesin e krizës së shkaktuar, koalicioni qeverisës por edhe Partia Demokratike në opozitë, kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që Presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

“SHKEMB MANAJ

DEPUTET I LDK

Urgjentisht të gjitha subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvend duhet të ulen dhe të mendojnë seriozisht për reformën zgjedhore dhe Kushtetuese. Unë mendoj që është mirë të shikohet se në kuadër të reformës zgjedhore që të bëjë vendi ynë, presidenti i Republikës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët e Kosovës sepse edhe kompetencat çfarë i ka si unikues, do të ishte mirë të burojë drejtpërdrejte nga populli i Kosovës dhe pastaj të mos kemi probleme.”

“PAL LEKAJ

DEPUTET I AAK

Aleanca përkrah çdo reformë zgjedhore edhe nëqoftëse dakordohemi që presidenti të zgjedhet drejtpërdrejtë me votën e qytetarëve”.

“EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA

DEPUTETE E PDK

Mendoj që është një kërkesë e kohës që të mendohet që presidenti, ose presidentja të zgjidhet direkt nga qytetarët e Kosovës. Pozita e presidentit duhet të shërbejë ashtu siç është në Kushtetutë si pozitë unikuese dhe jo bllokuese. Në këtë moment kemi një rast të tillë kur vet zgjedhja e presidentit po shërben si bllokim për institucionet e Kosovës, por edhe jetën normale në Kosovë”.

Por sipas Lëvizjes Vetëvendosje, problemi nuk qëndron tek Kushtetuta, por tek partitë politike dhe mendësia e tyre.

“DIMAL BASHA

DEPUTET I LVV

Sikur të ruhet fryma kushtetuese nuk do të ishte problem për asnjë subjekt politikë për me votua për një president konsensual, apolitik që përfaqëson unitetin e popullit. Problemet janë subjektet politike, jo kushtetuta, apo forma e rregullimit për zgjedhjen e presidentit”.

Spektri politik në vend edhe në të kaluarën ka tentuar që në kuadër të reformës zgjedhore presidenti i vendit të zgjidhet nga qytetarët, por prej disa vitesh tashmë, kjo ka mbetur vetëm përpjekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…