Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka takuar homologun nga Shqipëria, Niko Peleshi.

Ai ka thënë se Prishtina dhe Tirana kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake.

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’”, ka shkruar Mehaj.

“Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”.

“Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në…

Mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s, për pandeminë me Kovid-19

NATO Aleanca gjatë ditës së nesërme do të mbaj një mbledhje të…

Zviceranët blejnë aeroplanë të rinj luftarak, do të shpenzojnë 6 miliardë franga – bëhet fjalë për F35-A Lightning II

Aeroplanët luftarakë të gjeneratës së pestë të kompanisë amerikane Lockheed Martin, F35-A…

Karakaçanov: Maqedonasit duan mbështetje, por edhe të na godasin pas shpine

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkeljen e…

Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale në Kosovë

Çështja e dialogut me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën…