Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

“Sot së bashku me ambasadorin Hovenier u dakorduam që informacioni i kategorizuar si i tillë, do ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë certifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes së tij në raport me palët e autorizuar”, ka deklaruar Kurti gjatë takimit.

Tutje, Kurti ka thënë se Qeveria nëpërmjet sigurisë garanton pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyesi i qeverisjes së përgjegjshme. Qeveria e ka për detyrë të sigurohet që qytetarët janë të mbrojtur, dhe një gjë e tillë e bën përmes veprimeve të mençura politike, ekonomike, diplomatike e ushtarake”, ka thënë Kurti.

 Kryeministri më tej ka thënë se zbulimi i informacioneve shtetërore rreth fushave si siguria, mbrojtja, tregtia, industria, teknologjia apo punët e jashtme mbrohet me ligj.

Ambasadori Jeff Hovenier gjatë takimit theksoi se me këtë marrëveshje SHBA për Kosovën ka marrë detyrimin për mbrojtjen dhe shkëmbimin e informatave të klasifikuara.

“Aftësia që partnerët të shkëmbejnë informata shpejtë dhe pa pengesa është jetike, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Përmbyllja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme sepse shënon kulmin e më shumë se 2 viteve të negociatave por përfaqëson edhe arsyetimin e fuqishëm të SHBA-së  për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë”, deklaroi Hovenier.

Ambasadori amerikan tutje tha se qëndrojnë të palëkundur për respektimin e sovranitetit të Kosovës. Ai tha se synim të përbashkët me Qeverinë kanë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, specifikisht në organet e sigurisë.

“Kjo marrëveshje gjithashtu avancon qëllimin tonë të përbashkët për zhvillimin e suksesshëm të FSK-së  në forcë të mbrojtjes territoriale, profesionale. Sot gjithashtu shënojmë ditën kombëtare të Ukrainës, kjo marrëveshje është gjithashtu e përshtatshme në kontekstin më të gjerë të luftës brutale të Putinit ndaj Ukrainës”, ka deklaruar ai.

Ngjarjet e datës 24 gusht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aksident i rëndë në Gjermani me 7 viktima

3 automjete përplasen dhe përfshihen nga flakët, digjen 6 persona  Përplasja e…

Publikohet një video me persona të maskuar në veri që flasin serbisht dhe shtien me armë

Kryebashkiaku i Moskës njofton përfundimin e mobilizimit në kryeqytetin rus

Zyrat e ushtrisë do të mbyllen në Moskë nga e hëna pasi…

Vendosja e armëve bërthamore, Polonia paralajmëron sanksione shtesë ndaj Bjellorusisë

Kryeministri polak tha se Bjellorusia do të përballet me sanksione të tjera…

“Talir 2” dhe “Tarifa” vazhdojnë me prokurorët e njëjtë të PSP-së

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së,…