Kosova tashmë më shumë se një vit po paralajmëron një ligj për rregullimin e tregut dhe veprimtarisë të kriptovalutave. Megjithatë, deri tani, një version zyrtar nuk ka arritur në Kuvend.

Përkundër mungesës së ligjit, Ministri i Financave Hekuran Murati u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin fitimet nga kriptovalutat për taksim. Ai tha se do të aplikohet tatim prej rreth 10% nga fitimi total.

“Nëse dikush ka investuar në kriptovaluta 10 mijë euro në vlerë dhe pas një kohe është rritur vlera e tyre dhe i ka shitur kriptovalutat për 20 mijë euro, atëherë fitimi do të ishte 10 mijë dhe ky fitim kapital do të duhej të deklarohej në formular”, tha Murati, njofoto TRT.

Përgatitjen e një ligji të tillë e paralajmëron edhe Maqedonia e Veriut. Ministri i Financave në Qeverinë e Shkupit, Fatmir Besimi, tha se do të duhet të rregullohet kjo sferë, sidomos nga prizmi i parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Shfrytëzimi i mjeteve virtuale me vlerë të njohura si “kriptovaluta” do të rregullohet me ligj. Aktualisht, Ministria e Financave, së bashku me Njësinë e inteligjencës financiare, si dhe rregullatorët dhe supervizorët financiarë po punojnë për t’i përcaktuar të gjitha aspektet që dalin nga ky fenomen i ri”, deklaroi Fatmir Besimi.

Gërmimi i kriptovalutave është proces që shpenzon nivele marramendëse të energjisë elektrike, ndërsa konsumi i energjisë për këtë qëllim po rritet çdo vit. Një studim i përgatitur nga Cambridge University tregon se vetëm gërmimi i Bitcoin globalisht shpenzon më shumë energji se sa shtete të tëra si Argjentina, Holanda apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithëse vendet e Ballkanit bashkë nuk përbëjnë as 0.1% në prodhimin e përgjithshëm të Bitcoinit, megjithatë gërmimi po lë gjurmë në krizën energjetike edhe në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti viziton shoqatën e ish të burgosurve politikë në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i…

SHBA do të njoftojë blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore tokë-ajër me rreze të mesme dhe të gjatë për Ukrainën

SHBA planifikon të njoftojë që këtë javë se ka blerë një sistem…

Rrënohen objektet rreth Klinikës Infektive në Shkup

Kreu i Qytetit të Shkupit përmes profilit të tij në Facebook ka…

Dy franceze konvertohen në fenë islame në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan

Hoxhë Nazim Ramadani ka bërë të ditur se dy shtetase franceze janë…

Ekaterina Trendafilova riemërohet si kryetare e Gjykatës Speciale

Ekaterina Trendafilova do të vazhdojë të jetë kryetare e Gjykatës Speciale. Kjo…