Kosova është anëtarësuar në Justice Action Coalition, kështu duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe një grupi të shteteve tjera demokratike që synojnë ta promovojnë kolektivisht drejtësinë e përqendruar tek qytetarët në të gjitha nivelet.

“Përmes këtij koalicioni, Republika e Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe prioriteteve ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë”, ka thënë presidentja Osmani.

Sipas Zyrës së Presidentes, Kosova, përgjatë vitit të kaluar ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet e Samitit për Demokraci, të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

“Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit”.

Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ishte folëse në seancë plenare me presidentin Macron, kryeministrin britanik, Sunak dhe kancelarin gjerman Scholz, ku ndër të tjera, riafirmoi se përkushtimi i Kosovës për demokraci ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çmimi i naftës në bursa, më i larti në 3 muaj

E paqartë se kur do të stabilizohet tregu Çmimi i naftës së…

Abazoviq viziton Tuzin: Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka bërë vizitën e…

Zyrtari lokal ukrainas thotë se zjarri ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Një zjarr ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas Dmytro Orlov,…

Bëjeni anëtarësimin e Kosovës më të lehtë, i thotë Kurti NATO-s dhe BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për AFP rreth mundësisë së…

NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si…