Rreth 10.000 prenotime me mysafirë nga Kina, Koreja e Jugut, Japonia, por edhe Turqia janë anuluar për muajin mars dhe prill për shkak të virusit korona. Gjithashtu, janë anuluar 99% e rezervimeve nga vendet aziatike për muajt e ardhshëm. Situata nuk është aspak e mirë as me rezervimet për pushimet verore nga Holanda dhe Polonia.

Siç afrohet fillimi i sezonit, njerëzit do të kenë frikë të udhëtojnë. Me këtë, do të kemi rënie të turistëve në këtë sezonë – tha Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Një epidemi mundet tërësisht t’i anulojë të gjitha karakteristikat e mundshme emocionale të turizmit dhe me këtë edhe të turizmit në Ohër. Kjo epidemi do të ketë ndikime ndaj turizmit ku kinezët vijnë në turne të kombinuara në Ballkan – u shpreh Naume Marinoski- profesor i Fakultetit të turizmit.

Në situatë të këtillë, sektori turistik vlerëson se shteti duhet të gjej tregje alternative dhe se kujdes më i madh duhet kushtuar turistëve vendor.

Pres rritje të mysafirëve vendor në Ohër dhe Strugë. Rekomandimet janë që mos të udhëtohet jashtë shtetit dhe kjo do ta ul numrin e mysafirëve. Mendoj që do të rritet numri i mysafirëve vendor pikërisht për këtë arsye -tha Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Ditëve të fundit janë anuluar grupe me 900 turistë nga Greqia, kështu që, nga 90 autobusët e planifikuar, kanë arritur vetëm disa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nga nesër në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në Maqedoni

Që prej nesër pas mesnatës, deri më 15 korrik në ora 21:00,…

Sa para janë “pastruar” nëpërmjet firmave Beton dhe Fershped, aq ia kanë “reketuar” Kamçevit

Firmat Fershped dhe Beton-Shtip përmenden në audio incizimet të cilat i publikoi…

Krerët e partive në takimin e liderëve do të vendosin për zgjedhjet

Zgjedhje do të ketë, data nuk është e sigurt, ndërsa liderët e…

Hoyt Ji: Takimi nuk është vendimtar për dialogun, por do të ndodhë diçka e re mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt…

LSDM: Vota për Siljanovskën është votë për kthim të regjimit të Gruevskit

“Qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale treguan se nuk dëshirojnë…