Në pamjet e siguruara nga satelitët vërehet se Koreja Veriore është duke bërë përgatitje për të lëshuar raketa dhe satelitë.

Pamjet satelitore tregojnë se vendi komunist e ka shtuar aktivitetin në qendrën “Sanumdong”, ku besohet se janë të vendosura shumica e raketave balistike.

Ky lajm vjen pas raportimeve se Koreja Veriore e ka rindërtuar qendrën për lëshimin e raketave në Sohae. Kjo qendër ishte vendosur jashtë funksionit kur nisën bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por situata ndryshoi kur negociatat u ndërprenë.

Në anën tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse Koreja Veriore e vazhdon testimin e raketave. “Do të befasohesha për të keq nëse ata bëjnë diçka që është jashtë mirëkuptimit tonë, por të shohim se çka do të ndodhë”, tha ai.

Ekspertët thonë se ka më shumë gjasa që Koreja Veriore ta lëshojë një satelit, sesa të kryejë testime raketash, shkruan “BBC”, 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…