Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike të gamës së shkurtë, thonë zyrtarët koeranojugorë. Ky akcion i saj ndodhi pak orë pasi Uashingtoni akuzoi Penjanin për armatimin e grupit militar rus ‘Wagner’.

Penjani po ashtu testoi atë që e përshkroi si motor të ri raketor dhe deklaroi gjatë javës se ka zhvilluar mundësi të reja për të marrë pamje nga hapësira, raporton France24.

“Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike të gamës së shkurtë të lëshuar nga Koreja Veriore në Detin Lindor nga zona Sunan e Penjanit. Ushtria jonë gjendet në gatishmëri të plotë përderisa bashkëpunojmë me Amerikën për fuqizimin e vigjilencës dhe survejimit”, thonë zyrtarët ushtarakë të Seulit.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë paralajmëruar për muaj të tërë se Penjani po përgatitet për ta bëjë testin e saj të shtatë bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe…

Ambasadori palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës

I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, se gjoja…

Autoritetet ukrainase: Shumica e forcave ruse janë larguar nga Çernobili

Shumica e trupave ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit pasi pushtuan…

Fotografi amerikan, Ron Haviv që dokumentoi krimet e Serbisë në Ballkan viziton Kosovën

Fotografi amerikan, Ron Haviv i cili ka dokumentuar krimet e Serbisë në…

Borrell: Retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka…