Koreja e Veriut ka pohuar se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike të quajtur Hwasong-8 të martën.
Sipas mediave të huaja, media shtetërore kineze tha se raketa e re ishte një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve të përcaktuara në planin e saj pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.
Ata e quajtën raketën një “armë strategjike”, që do të thotë se zakonisht ka aftësi bërthamore.
Nisja e së martës është një tregues tjetër i rritjes së teknologjisë së armëve të Phenianit mes sanksioneve të rrepta.
“Zhvillimi i këtij sistemi armësh … ka rritur aftësitë e kombit për vetëmbrojtje në çdo mënyrë”, tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut KCNA.
Lansimi i fundit shënoi gjithashtu testin e tretë raketor të vendit këtë muaj.