Droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike dhe “8”, në Detin Lindor të Koresë

Koreja e Veriut kreu një tjetër testim të një droni sulmues bërthamor nënujor në fillim të kësaj jave, njoftoi media shtetërore të premten, transmeton Anadolu.

Droni Haeil-2 filloi testimin e tij më 4 prill në Portin Kajin, në qarkun Kumya, provinca Hamgyongu Jugor, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Ajo tha se droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike dhe “8”, në Detin Lindor të Koresë, për 71 orë e gjashtë minuta.

Droni mbërriti më 7 prill në Portin Ryongdae, në qytetin Tanchon, Provinca Hamgyongu Jugor, lokacioni i caktuar për objektivin e simuluar, sipas agjencisë. Koka e provës ka shpërthyer me saktësi nën ujë në lokacion.

Koreja e Veriut testoi një armë të re bërthamore nënujore të aftë për të krijuar cunami radioaktiv në super-shkallë gjatë stërvitjeve ushtarake treditore që përfunduan në fund të marsit.

Arma sekrete, “Mjeti sulmues bërthamor nënujor pa pilot ‘Haeil’”, u testua gjatë një stërvitjeje nga 21 deri më 23 mars në brigjet e Qarkut Riwon, Provinca Hamgyongu Jugor, dhe arriti në pikën e synuar në ujërat jashtë Gjirit Hongwon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamed Zeqiri thotë se nuk ndjehet fajtor, Prokuroria thotë se do ta dëshmojë të kundërtën

Ish-sekretari i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot…

Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi 300 turistë bllokohen në Machu Picchu

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota janë bllokuar bllokuar në qytetin…

SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemisë në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me…

Protestuesi në Britani futet në oborrin e konsullatës kineze dhe rrahet brutalisht – ndërhyn policia për ta vënë nën kontroll situatën

Policia britanike po heton një sulm ndaj një protestuesi, i cili u…

Prokuroria heton aferën për zv/ministrit Musa

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetim në lidhje me rastin…