Koreja e Veriut ka lansuar dy raketa në det, kanë njoftuar zyrtarët e Koresë së Jugut.

“Në orët e para të mëngjesit të sot, kemi detektuar shkrepjen e dy raketave në pjesën perëndimore të detit në Onchon në provincën Pyongan”, ka bërë të ditur një zyrtar ushtarak.

“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe ata të Koresë së Jugut, po analizojnë në detaje specifikat siç është distanca e fluturimit”, ka shtuar zyrtari ushtarak, raporton AFP.

Ky lansim vjen një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të njohura si Ulchi Freedom Shield që do të mbahen nga 22 deri në 26 gusht.

Në anën tjetër, presidenti jugkorean Yoon Suk-yeol ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë ekonomike Koresë së Veriut, nëse i jep fund zhvillimit të arsenalit bërthamor dhe të fillojë denuklarizimin.

Pyongyangu pati kryer një sërë testimesh të armëve në fillim të vitit, pavarësisht se është sanksionuar për shkak të programit të armëve bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Severodonjecku po shndërrohet në një Mariupol të dytë

Severodonjecku po shndërrohet në një Mariupol të dytë. Një ndër qytetet më…

Rusia merr vendimin EKSTREM / Shpall “non-grata” 8 zyrtarë të BE, midis tyre dhe presidenti i PE

Rusia ua ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në…

Javën që vjen fillon shpërndarja e “pasaportave të gjelbra” për personat e vaksinuar kundër Kovidit

Nga java e ardhshme mjekët amë do të japin “pasaportë të gjelbër”…

Kumanovë / Ata që s’kanë të lajmërohen për ndihma

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një statusi në fejsbuk…

Rusia e Ukraina takohen ‘online’ më 1 prill

Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë më 1…