Kontrollet e shpeshta të policisë financiare në komunën e Gostivarit janë të qëllimshme. Kështu ka thënë kryetari Arben Taravari, sipas të cilit drejtori i këtij institucioni i cili vjen nga Gostivari, ka për qëllim të njëllos autoritetin e tij dhe për t’i thënë opinionit se edhe opozita është e njejtë sikurse ata të pushtetit.

“Drejtori i policisë financiare është nga Gostivari, njeriu është opsesionuar me komunën e Gostivarit dhe deri tash kemi pasur 20 inspekcione prej të cilave ka ngritur 5 – 6 padi, ka dërguar padi penale. Qëllimi i atij është të njëllos autoritetin tonë, partinë tonë dhe thjeshtë të thotë se ja edhe këta janë si ata të tjerët, dhe ky është si ne, pasi ata janë njëllosur”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

I pyetur nëse u ka mbërritur raporti nga kontrolli i fundit dhe çfarë përmban ai, Tararavri përgjigjet se nuk është gjetur asgjë serioze.

“Asgjë serioze, vetëm mundohen me çdo kusht të nxjerrin diçka dhe të bëjnë diçka spektakolare”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit disa herë me rradhë deri tani është bërë objekt kontrolli i policisë financiare. Kontrolli i fundit i realizuar në komunën e Gostivarit ka qenë gjatë javës së kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lajmi për rrëzimin e Qeverisë Hoti bën xhiron nëpër mediat ndërkombëtare

Lajmi se Qeveria Hoti është rrëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është…

Kurti: Qeveria e punës, drejtësisë dhe barazisë do të rikthehet shumë shpejt

Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të Javës së Lëvizjes, kanë zhvilluar…

Forcat amerikane përgatiten për luftë dimërore

Anëtarët e shërbimit nga Batalioni i parë, Regjimenti i 120-të i Artilerisë…

Kroacia merr masa për virusin, në stadiumin e Zagrebit po vendosen shtretër të spitaleve

Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve në stadiumin…

Zvicra, shpëtimi i oligarkëve rusë, vjen reagimi nga SHBA

Zvicra, e cila i është bashkuar sanksioneve të BE-së, ka bllokuar asetet…