Më datën 17.04.2022, nëpunës policor të Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim me SPB Strumicë dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrollë në më shumë kazino dhe automat klube në rajonin e Gjevgjelisë.
Nga kontrollimet e realizuara, nga ana e DAP-it në katër objekte janë konstatuar parregullësi në lidhje me udhëheqjen e librës së arkës, mosvendosje në dukje të rregullave për lojë në vend publik, udhëheqje jo të rregullt të librave të kontabilitetit dhe parregullësi në librat për qarkullim ditor. Poashtu, në një kazino qarkullimi ditor nuk është paraqitur një kohë të gjatë, derisa në kazino tjetër është gjetur poker aparat me numër serik të kontestueshëm. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrrohen kallëzime adekuate.