Departamenti i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës raporton për disa raste kontrabande që janë regjistruar rreth kufirit më Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit policor, në Prevallë janë sekuestruar më shumë se 110 kavanoza me mjaltë e rreth 40 kilogramë djathë.

“Pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoza me mjaltë dhe 40 kg, djathë e kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme” thuhet në raport.

Po ashtu, sipas policisë, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Po në të njëjtin fshat, policia i ka konfiskuar edhe 32 kavanoza mjaltë te një person tjetër, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Kosovës. Edhe me këtë rast vazhdojnë procedurat e rregullta, të ekzaminimit nga AUV dhe procedim i mëtutjeshëm nga gjykata.

E ndryshe nga kontrabanduesit tjerë, në fshatin Zajqevc të Kamenicës, një person është ndaluar nën dyshimin se ka kontrabanduar dru nga rajoni i Serbisë.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë hasur në një sasi drurore të cilat ishin të pa damkosura. Lidhur me rastin është njoftuar zyrtari i pylltarisë i cili ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 7.40 m³ dru. Sasia drunore dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia në Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Jep dorëheqje sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit

Sekretari i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski largohet nga posti.…

Taravari tregoi kushtet dhe kohën e hyrjes së Aleancës në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët (ASH) është e gatshme të shkojë në zgjedhje të…

Arrestohet një kosovarë në Bllacë

Policia e Maqedonisë dje në ora 7 e 35 minuta ka arrestuar…

Rama mungon në Asamble, vizitë zyrtare në Turqi

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë sot në asamblenë Kombëtare…

Grdev: Sofja mbetet e mendimit se të drejtat e bullgarëve në Maqedoni duhet të mbrohen

Qëndrimi i Bullgarisë mbetet se ka garanci për mbrojtjen e të drejtave…