Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e uroi për detyrën teksa vuri në dukje marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve.

Konjufca, gjatë takimit, Angilit i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk.

“Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Ndërsa, Angili tha se Turqia do të vazhdojë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Angili shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një burrë dhe një grua…

I dërguari i Mianmarit në Britani thotë se atasheu ushtarak ka ‘okupuar’ ambasadën

Ambasadori i Mianmarit në Londër ka kaluar natën në makinën e tij…

Kina reagon ndaj pjesëmarrjes së Zelenskyt në takimin e G7-ës

Ministria e Jashtme e Kinës tha të hënën se kriza në Ukrainë…

Sela për Euronews Albania: Zhgënjimi i sotshëm, dështimi më spektakolar në implementimin e MO-së

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur rreth aktualitetit politik…

Mbledhja e përbashkët Maqedoni-Kosovë më 25 janar

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është…